Seth Megow, 33 vjeç nga Gjeorgjia, u martua me të shoqen kur ajo ishte vetëm 19 vjeç. Në 10 vjet martesë ata shkonin për mrekulli dhe nga kjo martesë sollën në jetë 4 fëmijë.
Por diçka e papritur ndodhi me lidhjen e tyre, në momentin që gruaja harroi hapur adresën e saj në Facebook.
“Daily Mail’’ shkruan se 33-vjeçari ka zbuluar se gruaja e tij fliste me burra të tjerë në ‘’Facebook’’ dhe se kishte një lidhje një vjeçare me një burrë.
Po ashtu ai ka thënë se gruaja e tij e mashtronte prej 10 vitesh dhe kishte gjetur të gjitha dëshmitë për këtë gjë, pasi gruaja e tij kishte harruar ‘’Facebook-un’’ hapur.
Seth rrëfen se gjatë gjithë kohës kishte dyshuar për sjelljen e të shoqes, por e kishte lidhur me stresin për rritjen e katër fëmijëve.
“Unë kam qenë ai që punoja si magazinier. Kam ngarkuar dhe shkarkuar mallra vetëm për të mbështetur familjen që ajo mund të përfundonte studimet.’’, rrëfeu Seth.
Megjithatë Seth thotë se tani po përpiqet ta hedhë prapa krahëve këtë që I ndodhi duke u përpjekur të gjej veten e tij dhe të jetë i lumtur.
Burimi: Daily Mail