Jugu i njohur si bastion i të majtës, tanimë ka filluar dhe i këndon me bejte ish kryeministrit Sali Berisha.
Në një video të publikuar së fundi nga JOQ, e cila ka bërë xhiron e rrjetit, shihet se dy shqiptarë nga pjesa jugulindore e vendit po i këndojnë në duet ish-kryeministrit Berisha.
“Në Tiranë atje te kisha hyn e del Sali Berisha, hyn e del Sali Berisha, hyn e del ore Sali Berisha. O Sali, Sali Berisha, ngriji lart ore ata dy gishta…”- thuhet në dyshen e qytetarëve.
Një fenomen i tillë është parë shpesh në veri ku liderit historik të demokratëve i janë thurur vargje, mirëpo në jug një gjë të tillë të bën përshtypje.
A është ky një tregues se popullariteti i kryeministrit Rama është duke rënë ndjeshëm? Apo një pakënaqësi e shprehur në vargje përmes sarkazmës duke thumbuar edhe kryedemokratin Basha, pas protestave të shumta parezultat për të rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama.
Mos ndoshta politika i ka lodhur qytetarët, të cilët pavarësisht mbështetjes së Bashës ndjejnë nostalgji për liderin demokratëve Berisha? Apo është thjesht një rastësi?
“Një çik tunde këmbën ti Nano iku në Maqedoni, Nano iku more në Maqedoni… O Sali, Sali Berisha, ngriji lartë ore ata dy gishta…Epo me Lul Bashën more ngrije zënë, Edi Ramën ta përzëmë”– thonë në ison e tyre qytetarët.
Më poshtë mund të ndiqni videon e publikuar nga JOQ:
(B.L/ FAXWEB.AL)
Discussion about this post