Dikur, fituesja e “Këngës Magjike” ka provuar të prezantojë lajmet por nuk e zgjodhën.
Sot është një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe këngët e saj janë kthyer në hite, por e ftuar në “E diell”, Anxhela Peristeri rrëfeu për periudhën kur të bëhej këngëtare, për të ishte vetëm një ëndërr, dhe kushtet ekonomike nuk ia lejonin të paguante për të bërë muzikë.
“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s’mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin”, tregoi Anxhela.
Anxhela spikati si këngëtare kur ishte 14 vjeçe. Ajo mori pjesë tek Festivali i Zërave të Rinj në Korçë me këngën e Elsa Lilës, “Vetëm një Fjalë”.
Anxhela tregoi se atë ditë, ishte aq e ngjirrur sa vendosi të mos shkonte. Megjithatë, babai dhe Kostika Tanto, drejtues i festivalit, i kërkoi të merrte pjesë me se s’bën.
Kështu, ajo shkoi të konkurronte dhe fitoi vendin e parë.
“Kur u tha emri Anxhela Peristeri, u shokova fare.”