Menjëherë pasi Irani lëshoi disa raketa në dy baza ushtarake amerikane në Irak javën e kaluar, ministri i jashtëm i vendit ka thënën se Irani kishte “përfunduar” përgjigjen e tij “proporcionale” ndaj vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.
Por, siç shkruan Neësëeek, pak njerëz në Amerikë po e marrin këtë deklaratë të mirëqenë.
Sipas tyre, Irani ka të ngjarë të rritë “ngacmimet” ndaj SHBA-së, dhe jo vetëm ushtarakisht, pasi ky vend do të tentojë të përdorë rrjetin e grupeve në Lindjen e Mesme dhe gjetkë.
Një përgjigje do të ishin dhe sulmet kibernetike kundër qeverisë amerikane, ndërmarrjeve dhe individëve me profil të lartë – dhe ndoshta edhe në zgjedhjet e vitit 2020.
“Unë nuk mendoj se Irani ka mbaruar”, thotë Jon Bateman, një ish-ekspert për çështjet e Iranit në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA-së dhe tani një bashkëpunëtor në Carnegie Endoëment for Peace International.
“Dera është e hapur”, thotë ai, për të “ndjekur veprimet që janë më të fshehta ose më të besueshme. Sulmi kibernetik në mënyrë klasike është një nga mjetet”.
Megjithëse Irani nuk konsiderohet të jetë një nga kërcënimet kibernetike më të frikshme në botë, pasi para tij renditet Rusia dhe Kina.
Sipas shkrimit të Neësëeek, sulmet e këtij vendi në të kaluarën janë karakterizuar nga paparashikueshmëria, dhe është e paqartë sesa aftësitë e vendit janë përmirësuar vitet e fundit.
Shqetësimet e mëdha
Kërcënimet më shqetësuese në internet nga Irani janë ato që mund të rezultojnë në humbje të jetëve.
Në këtë aspekt, vlerësohet se Irani është i aftë të përdorë hakerat për të mbështetur një lloj veprimi ushtarak konvencional, siç është një bombardim ose vrasja e një individi ose një rrëmbimi.
Gjithashtu mund të përdorë spiunazh në internet ose teknika të mbledhjes së të dhënave për të monitoruar lëvizjen e trupave, anijeve ose aeroplanëve në Lindjen e Mesme dhe për t’i synuar ato për sulm.
Infektimi i telefonave celularë me viruse do t’i jepte mundësinë e përdorimit të një informacioni themelor – përfshirë potencialisht vendndodhjet në kohë reale të objektivëve.
Duke fituar qasje në thirrjet telefonike, postat elektronike, mesazhet me tekst dhe listat e kontakteve, hakerat madje mund të manipulonin një objektiv për ta dërguar drejt një kurthi, shkruan Neësëeek, përcjell Telegrafi.
Dhe instalimi i viruseve në një pajisje telefonike nuk është aq gjë e vështirë sa mund të mendoni.
Fushatat desinformuese
Një shqetësim tjetër është se Irani mund të gjenerojë informacione për qëllime të frymëzimit të dhunës.
Në muajt e fundit, grupet e mbështetura nga Irani kanë përdorur mediat sociale për të shkëmbyer të dhëna të rreme në lidhje me ushtrinë amerikane – një pretendim i qarkulluar gjerësisht ishte se Marinsat e SHBA-së kishin arrestuar një parlamentar irakian, thotë Bateman.
“Veprimet e këtij lloj nxisin zemërim të fortë dhe mosbesim ndaj forcave amerikane dhe nxitja e dhunës kundër tyre do të ishin shqetësuese”, paralajmëron ai.
Megjithëse Irani nuk ka një lloj aparati dezinformimi masiv në vend për të mbjellë ndarjen, mënyrën sesi bëri Rusia në pragun e vitit 2016, është e imagjinueshme që Irani mund të kërkojë të ndikojë në zgjedhjet e vitit 2020, nëse do të dëshironte.
Po sipas shkrimit në fjalë, Irani tashmë ishte kapur dikur duke provuar të hakonte fushatën e Trump.
Në tetor, Microsoft raportoi që një grup hakerësh të quajtur Fosphorous, për të cilin beson se është i lidhur me qeverinë iraniane, bëri më shumë se 2700 përpjekje për të identifikuar llogaritë me e-mail dhe sulmoi 241 prej tyre, duke përfshirë disa të lidhur me një fushatë politike të SHBA-së.
Irani gjithashtu mund të përbëjë një kërcënim të besueshëm për makinat e votimit.
Edhe pse sistemi zgjedhor i SHBA-së është i fragmentuar, Irani mund të përpiqet të kompromentojë infrastrukturën e votimit në rrethet kryesore, duke përhapur frikën, pasigurinë dhe dyshimin.
Minimi i besimit të amerikanëve në legjitimitetin e zgjedhjeve mund të jetë edhe më destabilizues sesa të shkatërrosh rezultatet aktuale të votave.
Korporatat, si objektiva
Edhe pse Irani nuk do të jetë në gjendje të bëjë shumë “dëme” tek gjigandët e teknologjisë si Apple, Google, Facebook, Amazon dhe Microsoft, organizatat e tjera janë të prekshme nga hakimi, përfshirë shumë banka, rafineritë e naftës, ndërmarrjet farmaceutike, rrjeti i ujit dhe ai elektrik.
Megjithatë, një faktor që punon kundër aftësive kibernetike të Iranit, është mosbesimi ndaj qeverisë, thotë Scott Borg, drejtor i Njësisë së Pasojave Kibernetike të SHBA-së, një grup hulumtues jo-fitimprurës i specializuar në sigurinë në internet.
Lexo po ashtu:
Sipas tij, megjithëse Irani posedon një talent të konsiderueshëm në fushën e informatikës, hakerët më të aftë në Iran dhe diasporë “nuk shikojnë” kah Ajatolahu, dhe për këtë arsye ata nuk pranojnë bashkëpunimin.
“Grupet e hakerëve në Iran janë më të moderuar politikisht”, vlerëson ai. “Është e vështirë të fitosh ekspertizë teknologjike, pa u bërë pak kozmopolit dhe i moderuar”.
“Por nëse ju i fyeni aq sa për t’i bërë ata të mblidhen rreth liderëve të tyre”, thotë ai, “Irani mund të bëhet një fuqi e fuqishme kibernetike në një kohë të shkurtër – çështje muajsh”.