Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj duket se i kanë lënë pas debatet në lidhje taksën e vednosur ndaj Serbisë.
Ata janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në një aktivitet që kishte zhvilluar Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë në kuadër të Ditës Kombëtare të Bullgarisë.
Kujtojmë se pati një përplasje mes tyre në momentin që kreu i ri i ekzekutivit Kosovar Kurti e hoqi pjesërisht takën e vendosur nga Haradinaj.
Debati mori edhe nota personalizimi kur Haradinaj e quajti Kurtin mashtrues dhe se po kontribuonte në pushtimin ekonomik të Serbisë ndaj Kosovës.