Historia e Harry Maguire është ndër më të komentuarat në mediat greke dhe britanike. Fillimisht u raportua se pati një pèrleshje me pòlicinë pasi një grup shqiptarësh i ngácmuan motrën dhe tentuan ti injèktonte drògë, ndaj nisi shèrri.
Por më pas u tha se ishte vetë kapiteni i Manchester United që sùlmoi pòlicinë dhe situata nuk ka të bëjë aspak me shqiptarët. Një pòlic që ishte i përfshirë në ngjarje foli për median britanike “The Sun” duke thënë: “Nuk janë përmendur shqiptarë apo gjëra në lidhje me motrën e tij. Ajo çështje nuk është ngritur kurrë. Nuk e kemi trajtuar ndryshe nga të dèhurit e tjerë britanikë”.
Sa i përket deklaratave të Maguire për BBC, pòlici tha: “Sa herë hap gojën, gënjen. Ishte thjesht një djalë i dèhur duke u bërë gati të bënte shèrr. Ne merremi me situata të tilla shpesh. Tani është kthyer në diçka tjetër me gjërat që ai thotë. Pse tetë pòlicë duhet ta rrethonin dhe të mos e prezantonim veten? Do të hùmbnim punët tona”.
Deklarata e Maguire – Mbrojtësi i United, për BBC, pak ditë më parë u shpreh: “Ishte e tmèrrshme. Nuk ia uroj askujt. Është hera e parë që unë përfundova në burg. Mendimi im i parë ishte se ata po na rrèmbenin, pasi na ulën në gjunjë dhe nisën të na gòdasin.
Më vendosi prángat në njërën dorë dhe po më gòdiste nga këmbët duke më thënë se karriera ime do të mbyllèj dhe nuk do të luaja më futboll. Në atë, moment mendova se nuk ka shanse që këta janë pòlicë. Unë u përpoqa të ikja. Isha në pánik, nga fríka. U trèmba për jetën time.
Jam i sigurt që në deklaratën e tyre është shkruar se dèmtova shpinën dhe krahun e një pòlici. Unë e kisha dorën lart, isha në pránga kur u përpoqa të iki. Nuk e kuptova se ishin pòlicë dhe mendova se po më rrèmbenin. Nuk mendoj se e lèndova. Thënë kështu, nuk mendoj se e lèndova më shumë se sa më lènduan.
A u kam thënë se a e dinë ata se kush jam unë? Sigurisht që nuk e kam thënë. E dija që ata më njihnin. Pesë minuta para se të më rrihnin më thanë se karriera ime ka marrë fund. Kështu që e dija që e dinin se kush jam. Sapo pashë atë deklaratë… ishte thjesht qesharake. Padyshim që nuk ka pasur tentativë për ryshfet. Kur ishim në hyrje të bùrgut, ishim aq të shqètësuar sa po qanim. Ende nuk e besonim se ku ishim.
A isha i pírë? Nuk mund të them që nuk kisha pirë gjithë ditën. Kisha pirë disa gota. Kushdo që më njeh dhe që ka qenë me mua e di se si jam pas disa gotash. Unë jam gjithmonë i vetëdijshëm. Gjithmonë e kam veten në kontroll. Pa asnjë diskutim nuk isha i dehur. Thjesht u gjenda në një situatë të kèqe.
Askush nuk e di çfarë kaluam atë natë. Ose e besoni, ose jo. Tregimet që dalin nga gjyqi janë aq larg nga e vërteta dhe është e pabesueshme. Karakteri dhe personaliteti im do të mbeten të njëjtë. Jam i fòrtë mendërisht dhe do e kaloj këtë. E kam ndërgjegjen e pastër dhe e di mirë se çfarë ndodhi atë natë”.