Harry Maguire ishte në qendër të diskutimit për shkak të përleshjes në ishullin Mikonos të Greqisë, ku përdori shqiptarët për të shpëtuar nga duart e policisë. Para se trupi gjykues të vendoste dënimin për kapitenin e skuadrës angleze, prokurori grek i tha që të kërkojë falje për gënjeshtrat që ai kishte lëshuar gjatë kësaj kohe dhe për deklaratat se motra e tij u sulmua nga disa shqiptarë të cilët tentuan t’i hidhnin drogë në pije.
“Maguire dhe miqtë e tij sajuan një histori rreth disa shqiptarëve që sulmuan motrën e tij. Nuk kisha dëgjuar gënjeshtra më të mëdha.
Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tyre të neveritshme duke fyer shqiptarët dhe policinë greke”, u shpreh prokurori Paradissis.
Ndërkohë, është marrë vendimi për dënim kusht për 21 muaj. Pas këtij vendimi, trajneri vendosi ta linte jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Islandës dhe Danimarkës.(A.M/Faxweb.al)