Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër ka vendosur të shtyjë bojkotin përtej afatit të paralajmëruar.
Burime bëjnë me dije se pas komunikimit me anëtarët e saj, është vendosur që bojkoti të vijojë deri në datën 29 qershor.
Kjo pasi do të pritet një vendim i përbashkët në mbledhjen e njoftuar të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë.
Në këtë takim pritet të përcaktohet axhenda e protestës kundër hartës së re gjyqësore që do të jetë detyrues për të gjitha dhomat e avokatisë në të gjitha qytetet.
Vendimi i Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër pritet të bëhet me dije edhe pranë kancelarive të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Gjykatës së Apelit, asaj Administrative dhe Gjykatës së Përmetit.