15:22 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Harta e re Gjyqësore, Olsian Çela ngre alarmin: Vakancat do të shtohen, prurjet e reja janë çelsi i zgjidhjes

14:03 | 15/10/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Harta e re Gjyqësore, Olsian Çela ngre alarmin: Vakancat do të shtohen, prurjet e reja janë çelsi i zgjidhjes

Kryeprokurori Olsian Çela ka ngritur alarmin këtë të premte se vakancat në prokuroritë e vogëla do të rriten dhe do preken madje edhe prokuroritë e mëdha.

Çela kërkoi kthimin e vitit të tretë të magjistraturës në vit stazhi, duke shtuar se e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë është me anë të prurjeve të reja.

“Presim  përmirësimin e marrëdhënieve midis KLP dhe prokurorit të përgjithshëm. Përsa i përket një balancimi të dreejtë midis komptetencave institutionale. Të përmirësojmë marrëdhënien tonë me KLP.

Brenda atryre kufijve që janë kompetencat e prokurorit të përgjithshëm, ne jemi munduar të mbajmë hetimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave.

Në fakt ne patëm një takim që ia bëmë me dije dhe mediave. Urgjenca e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për një hartë të re gjyqësore. Kryetarja e KLGj më njohu me këtë hartë. I përgjigjet nevojave që ka sistemi. Të mos harrojmë që vakancat do vazhdojnë të shtohen dhe masat që duhet të marrim do të jenë drastike. Vlerësoj se është e domosdoshme që viti i tretë i magjistraturës të kthehet si stazh.

Kjo mungesë po i  afrohet prokurorive të mëdha, që do sjellë pasoja më të mëdha për vendin. Prurjet e reja janë çëlsi. Kemi kërkuar deri më tani nga Ministria inspektimin e 6 prokurorëve“, tha Cela.

Mësohet se gjykatat që do të mbyllen me propozim të KLGJ-së janë ajo e Matit, Laçit, Tropojës, Pukës dhe Përmetit, ndërkohë që rrjedhimisht mbyllen dhe prokuroritë që funksionojnë pranë tyre.

KLGJ ka kërkuar që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, për shkak të vakancave, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë, ndërkohë që Manja nuk pranoi që të komentonte nëse nga 3 Apele do të jenë vetëm 1.

Për shkak të vakancave në radhët e sistemit të drejtësisë, si pasojë e Vetingut, KLGJ kërkon me insistim që numri i gjykatave të ulet, por për Ministrinë e Drejtësisë me interes është edhe aksesi që kanë qytetarët në institucionet e drejtësisë.

Thënë më thjesht, në rast se mbyllet Gjykata e Laçit, qytetarët e kësaj zone do të jenë të detyruar që të zhvendosen drejt Lezhës për të ndjekur çështjet e tyre, çka do të shtonte më pas edhe kostot.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Dashuria e dikurshme ‘troket’ në derë për këto 3 shenja të zodiakut

Para

Pse është kaq i rëndësishëm vaji i peshkut për mushkëritë?

Para
Pse është kaq i rëndësishëm vaji i peshkut për mushkëritë?

Pse është kaq i rëndësishëm vaji i peshkut për mushkëritë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kavajë/ Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Durrës/ U kap në flagrancë në banesën ky kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 35-vjeçari.

Publikohen rezultatet e fazës së parë për drejtuesin e BKH, 7 kandidatë kalojnë më tej

Matura 2025: Dalin rezultatet e Matematikës, 97.39% e maturantëve kalojnë provimin

Përplasje mes dy anijeve në portin e Igumenicës, pa të lënduar

Tiranë/Arrestohet shoferi që përplasi 3 fëmijë me monopatina,konflikte pronësie në kryeqytet, të përfshirë disa persona

Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA, vendimi final i mbetet SNSC-së

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Mashtronte gra në emër të një shoqate bamirësie për të marrë kredi, arrestohet 33-vjeçarja

Ilir Meta kërkoi lirinë, togat e zeza të GJKKO-së tërhiqen për vendim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.