Rritja e çmimeve është kthyer në një mankth nonjëherë edhe mbytës, ku çdo veprim që kryejmë duhet ta masim mirë “hapin”.
Një reagim për këtë situatë të tillë kaq sensitive për xhepat e çdo shqiptari por jo vetëm, ka bërë në rrjetin social Facebook një ish-diplomati dhe publicisti shqiptar Dritan Hila, duke i kushtuar një rëndësi rritjes së çmimeve të naftës.
Përmes një ironie të hollë, Hila ka vendosur të përshkruajë veprimet rutinore në jetën e përditshme të shumicës prej nesh, ku gjithçka në çdo lëvizje e kryer gjatë ditës do të thotë kosto ose e thënë troç lekë, e sado të mundohesh për të kursyer padituria në disa fusha ta “mat kokën me spango” duke të shkaktuar humbjen e shumëfishit të të ardhurave që presupozohej të lije në fillim.
Për më tepër lexoni postimin e mëposhtëm.
“Per 2 euro me shume!
Dite e shtune dhe si e tille pak njerez levizin ne autostrade. Ke ngrene nje mengjes te bollshem qe vetem italianet dine ta ofrojne. Para se te nisesh udhetimin shikon kruskotin. Nafta qe i ke hedhur ne Shqiperi po mbaron ndaj ndalon dhe mendon ti hedhesh jo shume por nja 30€ nafte italiane, qe bashke me ty qe ha piza e spagheti te bera nga dora e italianit, te gezoje edhe ajo e shkreta makine me pak nafte te hajrit.
Ndalon tek pika e pare. Te afrohet punonjesi i Eni-t: Servito o self, te pyet. Dmth do te sherbehesh apo ta hedhesh vete. Lere ta hedhe ai, te thote gruaja. Jo, ja kthen, se eshte me shtrenjte me 25 cent kur e hedh ai. Po gjithe gjithe, dy euro jane, ta kthen. E di une, i pergjigjesh.
Zbret. Me kete rast do edhe te praktikohesh me perdorimin e selfit, qe ne dy pika, asnjehere nuk eshte njesoj. Kujdesesh qe rreth e rrotull mos kete njeri pasi heren e fundit, 6 muaj te shkuar, ne Noicataro, fshat diku nga mesi i takes se Apenineve, nje balene me dy kembe qe e dalloi se ishe rishtar ne kete pune, te perlau 20€ ndersa ti sorollateshe nga pompa tek automati pageses dhe fati te ndihmoi vetem se Clio e saj nuk merrte me shume.
Nderkohe perpiqesh ti tregosh kompetence benzinait i cili te shikon me vemendje. Ke edhe frike se mos flase dhe kete ta quan ndihme dhe kerkon pagese. Por e ben edhe te tregosh burrerine tek Ajo qe nuk paskerka besim.
Fut karten dhe pa pare se cfare shkruan, shtyp OK. E hengre. Te njoftoi se te kreditoi me 100€ nga karta. Terbohesh. Shkon tek pompa dhe studion se cila ka cmimin me te shtrenjte ne menyre qe ti te konsumosh eurot qe te morren. Harron se ka pompe benzine dhe nafte. Rremben ate me cmim me te larte. E ngec tek gryka e serbatorit dhe kujdesesh qe mos beje shume shkume. Pompa stakon ne 85€. Ti nuk mund ti lesh 15€ italianeve. Vazhdon dhe e hedh lengun curril deri sa vjen tek gryka. Pompa shenon 99€. Kenaqesh. Le ta gezojne 1€, thua me vete. Hypen. Ndez makinen. Kjo kollitet pak. E ka se ju hap germazi, mendon me vete, pa edhe kjo nje dite te bardhe. Nderkohe italiani te afrohet dhe pyet: Zoteri, eshte makine nafte apo benzine kjo juaja? Nafte, ja kthen. Epo sapo i hodhet benzine, keshtu qe ben mire ta fikni, te thote gjithe edukate i zoti pompes.
Nga sejdilja pas nuk flasin. Per dy euro ti sapo i bere gropen nja 300€ te tjerave. Dhe per me teper bashke me serbatorin, i bere benzinen edhe fundjaves se gruas dhe vajzes qe kishe 3 muaj qe e pregatisje. Per vetem 2 euro.”