08:14 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Harxhi rrëfen ç’i tha Ristani kur i kërkonte përdorimin e selisë për konferencë:  Shpresoj që z.Basha të mos bëjë të paditurin!

12:52 | 25/11/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Harxhi rrëfen ç’i tha Ristani kur i kërkonte përdorimin e selisë për konferencë:  Shpresoj që z.Basha të mos bëjë të paditurin!

Edit Harxhi ka rrëfyer sot në ”Fax News” komunikimin që ka patur me Arben Ristanin, teksa i kërkonte përdorimin e selisë së PD-së për konferencë shtypi.

”Dua të them diçka e cila ka shpëtuar. Disa ditë përpara se ne të dilnim në konferencë shtypi për ndryshimet, ne i kemi kërkuar Z.Ristani që këtë konferencë shtypi ta bënim në PD. Përgjigja ka qenë: ne nuk mund ta bënim atje, se nuk e shihte të arsyeshme. Përgjigja ime për z.Ristani është se unë nuk jam palë!”, rrëfeu demokratja.

”Ne nuk është se kemi bërë një plan se çfarë do ndodhë në ditët e ardhshme, ky nuk është një aksion politik ne mendojmë se propozimi është konstruktiv.

Letra shoqëruese e ndryshimeve statutore, në 77 nene  të statutit tonë, në këto ndryshime ne kemi patur parasysh që anëtarësia është ajo që do thotë fjalën e saj.

Unë shpresoj shumë që Z.Basha të mbledhë Këshillin e partisë. Një nga handikapët e mëdha të PD-së, që theu hekurin dhe çliroi shqiptarët nga izolimi komunist, është që nuk ka arritur të mbledhë forumet e saj.

Forumi i vetëm ku këto propozime duhen bërë është Këshilli Kombëtar i PD-së! Shpresoj që z.Basha t’ia paraqesë. Nuk ka patur përgjigje zyrtare, shpresoj që Z.Basha të mos bëjë të paditurin, jemi siguruar që t’i shkojë në zyrë materiali.

Partia aktualisht është e përçarë dhe për këtë Z.Basha është përgjegjës! Z.Basha nuk ka bërë asnjë përçapje që nga korriku për të bashkuar partinë! Duhet të mblidhte në një tryezë të gjithë personalitetet e partisë!

Unë nuk mendoj që problemi qëndron te Z.Basha. Problemi është z.Basha! ”, ka theksuar më tej Harxhi.

E pyetur për mbështetjen e Astrit Patozit për propozimet e tyre, Harxhi komentoi:

”Z.Patozi është një personalitet me shumë vlerë në PD, e kam vlerësuar dhe vlerësoj kontributin e tij në parti. Kam mbështetur fuqimisht platformën e Z.Patozi…por mendoj që PD është kaq e hapur dhe e madhe sa çdokush mund të jetë i lirë të mendojë se cilat ishin shkaqet që e sollën këtë shkatërrim.

Unë personalisht mendoj që një nga shkaqet është edhe statuti.”

Por nga ana tjetër, e pyetur nëse kanë qenë në kontakt me Z.Berisha dhe nëse ai i ka mbështetur për propozimin e ndryshimeve statutore, Harxhi tha se nuk ka patur kontakt së fundmi, duke rikujtuar se Berisha ka qenë vetë në media, ku ka shprehur qëndrimet e tij se ishte një grup që po paraqiste propozimet dhe shprehu qëndrimet e tij se ishte njeri i statutit. ” Ishte një dritë jeshile!”, interpretoi Harxhi.

(V.G/Faxweb)

Etiketa: Arben Ristaniedit harxhiharxhilulzim bashaPD
Pas

Pas Elona Gjebresë e humb qetësinë dhe Fatmir Xhafaj, ngre zërin me gazetarët (VIDEO)

Para

Kukës, vështirësi në kalimin e automjeteve, mjegulla pushton qytetin

Para
Kukës, vështirësi në kalimin e automjeteve, mjegulla pushton qytetin

Kukës, vështirësi në kalimin e automjeteve, mjegulla pushton qytetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.