Tragetet e nisura nga brigjet italiane në 3 e gjysëm të natës dhe kanë marrë drejtim për në Brindizi nga koha e keqe dhe erërat e forta, raporton “Fax News”.
“Franceska” dhe “Bari” kanë devijuar rrugën për t’u shmangur avarive në det të hapur pasi edhe froca e erës ka qenë 60 m/s. Po kështu dallgët kanë arritur deri në 9 ballë.
Mësohet se ideja e trajektores së trageteve është e tillë: Janë nisur nga Bari në 3 e 30 sepse ka qenë koha më e qetë dhe pas disa milieve të larguara në det të hapur, kur ka nisur era e fortë dhe det i trazuar, janë drejtuar në brigjet më të afërta që i bie Rajoni Lece, porti Brindizi, ende janë në det të hapur.
“Franceska” do dhe pak kohë për t’u ankoruar se dhe në brigjet italiane por ka probleme me motin.
Dhe kapiteneria italiane ka dhënë urdhër pa u qetësuar koha do mbeten të ‘paralizuara’ lëvizjet në det.
Ndërkohë në portin e Durrësit nuk ka asnjë anije peshkimi apo mallrash në gjendje pune për shkak të motit.
(J.V/Faxweb)