Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për “ABCNews”, ka folur për bashkëjetesën e të rinjve të dy forumeve, të cilët gjenden me pushime ne Jalë.
Një nga pyetjet që gazetari e pyeti Kryemadhin ishte në lidhje me kontrolli i të rinjve për mos abuzimin me alkoolin apo përdorimin e ndonjë lloj droge.
Kryemadhi është shprehur se në kamp ka rregulla të forta dhe se çdo i ri që kapet kthehet mbrapsht dhe lajmërohet familja e tij
Gazetari: Pse i mbani larg. Rilindja ka këtë damkën e drogës tani, që e keni akuzuar shpesh. Mos keni frikë se i mësojnë drogën?
Monika Kryemadhi: Në kampin tonë ka rregulla që nuk lejohen. Ka një rregullore që e nënshkruajnë të gjithë për përdorimin e alkolit, qoftë përsa i përket përdorimit të drogave që janë të palejueshme. Çdo njeri që kapet, kthehet mbrapsht dhe lajmërohet familja e tij dhe kjo ka qenë traditë dhjetëvjeçare.
Gazetari: Si i kontrolloni këto abuzime?
Kryemadhi: Kemi edhe ne strategjitë tonë, se s’mund t’i themi se pastaj e gjejnë antidotin, anti-kontrollin. Kontrolli është i rreptë. Nuk lejohet alkoli, nuk lejohen mjetet e ftohta, jo thika, jo kaçavida nga këto gjëra.
Ngaqë është bërë traditë tani. Se vitet e para i kapnim dhe i kthenim mbrapsht. Firmosin edhe rregullore tani. Janë të detyruar të pastrojnë banjot, të gatuajnë në guzhinë, pra më shumë është ndjenja e solidaritetit, se mungesa e lidhjeve, se gjërat janë shumë të lidhura me internetin me rrjetet sociale dhe duhet të mësojnë që jo çdo gjë duhet të jetë vanitoze.
(S.SH/Shuplaka)