20:58 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hashim boll, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

07:38 | 14/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I doli emri në listën “fake” për fondet sekrete greke, Artur Zheji: Është e sajuar në Athinë e Tiranë. Jam ndeshur me shumë kërcënime…

Nga Artur Zheji 

Ramushi, për fat Kryeministër i Kosovës në këto kohë të vështira, nuk është as ‘kosovar’, as mysliman e as i krishterë, as malësor e as fusharak, as nga Puka si origjinë e as nga Deçani si vendlindje, por, si edhe e nënvizon herë pas here, ai është para së gjithash:

Shqiptar.

Dhe dukshëm një shqiptar i mirë, që paralajmëron të veshë ‘çizmet’ nëse duhet, që ka përballuar disa herë Hagën, apo arrestimet e pabesa, por pa u thyer.

Në këtë periudhë, ku skenarët gjeopolitikë, nuk dihet se ku gatuhen dhe nuk dihet ende se sa të helmuar janë, qënia e tij kryeministër i Kosovës, është e vetmja garanci e mirëfilltë gjeopolitike, që shqiptarët kanë sot, në Prishtinë dhe në Tiranë.

Dikush që e do, i thërret ‘Rambo’, dikush tjetër që nuk e do, s’ja pëlqen të folmen prej malësori, me fjalë të prera dhe me muzikalitet të ashpër dhe me kënde të palatuara të frazës, porse, sot, në Tiranë apo Prishtinë, duhen burra që ruajnë themelet, dhe ai, Ramushi, këtë di ta bëjë më së miri dhe më qartësisht se askush.

Sepse sot ka rëndësi e vërteta e ardhmërisë së Kosovës, që janë thelbësore edhe për Shqipërinë gjeografike edhe për Tiranën zyrtare, që ka ngecur në llucën e paqartësisë dhe të amatorizmit politik e gjeopolitik mbi të gjitha.

Hashim Thaçi sot, është një orator, ndoshta më fjalëbukur se Ramushi, por priret, nga intervista në intervistë, të thotë gjithmonë e më pak, se çfarë mendon në të vërtetë. Atëherë përse intervistohet kaq shpesh?

Për të thënë apo për të mos’thënë?

Për të na mbushur mendjen se është i logjikshëm, për të na bindur se humbësi i madh i Luftës së Kosovës, 1998-99, Serbia, ka të drejtë ti vendosë kushte Fitimtarëve?

Nuk kam guxuar të mendoj mbrapsht për Hashim Thaçin, dhe personalisht vijoj ta ruaj në etiketime Presidentin e Kosovës, por duhet thënë se sot për sot, Ramush Haradinaj, është garancia e shqiptarëve dhe e amerikanëve, në të dy anët e kufirit Kosovë – Shqipëri.

Tanimë, të mirat dhe të këqijat që mund të ndodhin në njërën prej ‘Shqipërive’, janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe moskultura gjeopolitike e kryeministrit të Tiranës, nuk mbushet dot, me dijenitë e gjera të Baton Haxhiut në darka me verë e biseda, sepse lypsen akte politike.

Të cilat akte, qëndrueshmëria dhe qartësia e Ramushit, i ka nxjerrë krejtësisht në dritën e Diellit, thjeshtë, shumë qartë e kuptueshëm dhe me përgjegjësi historike.

Sepse Fitimtarët e Luftës në tokën e përgjakur të Kosovës, nuk mund të shndërrohen në humbësit me kostum shik e papjon, në tryezat prej druri të shtrenjtë are të bisedimeve, me kushte e diktat.

Gjermania humbi në luftën e dytë botërore 30-40% të territoreve të Gjermanisë së para luftës, të banuara 90% me gjermanë etnikë dhe kurrë s’ka ngritur pretendime pas 74 vite lufte. Serbia, mbush 20 vite që ka humbur edhe Luftën e Kosovës, etnikisht dhe historikisht 90% e banuar nga shqiptarë dhe sot, ja mbërrin të kërcënojë me mosnjohje të Kosovës. Ekuacioni është ndryshe, Serbia është e detyruar të njohë Kosovën, që të hyjë në Bashkimin Europian, përse duhet t’ia lejojnë shqiptarët këtë gjë?

Në emër të kujt interesi?!

Le të mos e njohë kurrë Kosovën dhe le të mbetet jashtë BE-së, nëse vijon të jetë arrogante dhe kokëfortë! Punë për të! Shqiptarët ja kanë dhënë dorë për së tepërmi dhe mjaft herë.

Prandaj dhe është e rëndësishme që Ramushi të qëndrojë dhe bota intelektuale mbarëshqiptare, e ka mision ta mbështesë, si qëndrestar gjeopolitik dhe përtej politikave lokale të interesave të vogla, në të dy anët e kufirit Kosovë-Shqipëri.

 

Pas

Grabitje nën kërcënimin e thikës në Elbasan, brenda agjensisë për dhënien e kredive (Shuma që u morr)

Para

14 vikima nga aksidenti në Maqedoni, mes tyre dhe djali i deputetit. Zaev shpall 2 ditë zie

Para
14 vikima nga aksidenti në Maqedoni, mes tyre dhe djali i deputetit. Zaev shpall 2 ditë zie

14 vikima nga aksidenti në Maqedoni, mes tyre dhe djali i deputetit. Zaev shpall 2 ditë zie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.