Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ai ka patur një bisedë telefonike me presidentin Bujar Nishani.
Thaçi shkruan se e ka uruar Nishanin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria.
“Presidentin Nishani, përmes një bisede telefonike, sot e urova për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria.
Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.
Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane. HTH” , shkruan Thaçi. (S.SH/Shuplaka)