Presidenti i Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin terrorist në Barcelonë.
Ai shprehet se populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave pas sulmit të rëndë, ndërkohë që kujton se Kosova së bashku me aleatët mbetet e palëkundër në luftën kundër terrorizmit.
“Në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë.
Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pakompromis kundër terroristëve kudo në botë.
Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm” Shkruan Thaçi. (B.H/Shuplaka)