Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Ramën. Në qendër të këtij takimi ishin arritjet e FSK-së dhe puna për rritjen e kapaciteteve të saj.
Në fjalën e tij, Presidenti i Kosovës shprehu vlerësimin për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe planet për të ardhmen e kësaj force.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s. FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumetnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, theksoi presidenti Thaçi. (XH.A/SHUPLAKA)