Hashim Thaçi lë qelinë e Hagës për të qenë pranë të atit i cili nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mësohet se ka shkuar në vendlindjen e tij në Burojë, për shkak të gjendjes shëndetësore të të atit.
Sipas mediave në Kosovë, ka qenë Gjykata Speciale e cila i ka aprovuar vizën Thaçit.
Në 29 maj ish-Presidenti Hashim Thaçi bëri vizitën e tij të parë në Kosovë që prej vitit 2020, për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.
Njëjtë si atëherë, Thaçi është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë, të cilët nuk e kanë lejuar që të mos ketë komunikim me askënd tjetër përveç prindërve të tij.