Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur pak minuta më parë në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës ndërsa më herët ai është takuar edhe më Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Thaçi ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri, ndërsa këto takime vijnë në kohën kur në Kosovë është formuar qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, ngjarje e ndodhur pas rënies së qeverisë Kurti përmes mocionit të mosbesimit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese se vendimi ishte i ligjshëm.
Ndërkohë atje tonet politike janë të forta, kjo edhe për faktin e asaj çfarë po nxitet nga aktori ndërkombëtar për marrëdhëniet me Serbinë por jo vetëm.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post