16:23 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hashim Thaçi: Nuk kam frikë nga drejtësia. Beogradi po përkdhelet nga ndërkombëtarët, Kosova po ndëshkohet

21:56 | 10/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hashim Thaçi: Nuk kam frikë nga drejtësia. Beogradi po përkdhelet nga ndërkombëtarët, Kosova po ndëshkohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se nuk ka frikë nga drejtësia pasi UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe të drejtë, ndërsa situatën e krijuar për Gjykatën Speciale e quan panic të panevojshëm.

Thaçi tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme është në fuqi dhe se Kosova nuk i shmanget drejtësisë.

“Realisht Kosova as ka qenë, as është e as do të jetë ndonjëherë kundër sistemit të drejtësisë. Kosova ka dëshmuar bashkëpunimin më të mirë prej të gjitha vendeve të ish-Jugosllavisë me Tribunalin e Hagës, duke u dorëzuar vullnetarisht në akuzat e para që kanë ndodhur edhe pse janë dëshmuar përsëri si të pafajshëm të gjithë të akuzuarit”, tha ndër të tjera ai.

I pyetur nëse ka frikë nga Gjykata Speciale, Thaçi tha se ai nuk ka frikë nga drejtësia.

“Nga drejtësia nuk kam, nuk kam pasur dhe nuk do të kem kurrë dhe është mirë që Kosova ka qenë shembulli më i mirë në rajon për bashkëpunim me drejtësinë. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të pastër si loti; është lëvizja guerile më e suksesshme që ka ndodhur ndonjëherë në botë; ne nuk kemi sulmuar askënd; kemi zhvilluar luftën për ta larguar Serbinë nga Kosova dhe kjo është fitorja më e madhe e kombit”, ka deklaruar ai.

Presidenti I Kosovës debatet për Gjykatën Speciale tha se i sheh në frymën e demokracisë, ndërsa për miratimin e saj shtoi se e kishte bërë për të mos pridhur raportet me BE-në dhe Washingtonin.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Hasahim Thaçi-Gjykata Speciale-Kosove
Pas

Banka Botërore: Ekonomia në Eurozonë, në lulëzim

Para

Pse e thërrasin Cubi?, aktorja rrëfen sekretin e fëmijërisë

Para
Pse e thërrasin Cubi?, aktorja rrëfen sekretin e fëmijërisë

Pse e thërrasin Cubi?, aktorja rrëfen sekretin e fëmijërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

Moska kërkon dialog me SHBA-në, diplomati i lartë rus zbardh arsyen

Izraeli pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

Durrës/ Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit! Berisha dhe Ndoni ndihmuan 3 autorët e vrasjes së Ermir Dedjas

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjendet i vetëvarur një person në Pogradec

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.