00:49 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Hashim Thaçi: Pres që Trump të mbështesë Kosovën, e pse vëmendja s’do jetë e njëjtë. Po vendos kontakte

07:46 | 13/01/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hashim Thaçi: Pres që Trump të mbështesë Kosovën, e pse vëmendja s’do jetë e njëjtë. Po vendos kontakte

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Washington pikërisht pak ditë larg ndërrimit të administratave. I pyetur nga “Zëri i Amerikës” për synimin e kësaj vizite, ai rrëfeu se fillimisht ka ardhur për të falënderuar presidentin Barack Obama, zëvendës-presidentin Joe Biden për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë Republikës së Kosovës, paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Veç kësaj, edhe për për të vazhduar me hapa të mëtutjeshëm me administratën e re të presidentit Donald Trump.

Lidhur me pritshmëritë e tij për administratën e re amerikane në raport me Kosovën, Kreu i Lartë i Shtetit të Kosovës bëri me dije se është duke vendosur kontaktet e para me njerëzit e rinj të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes.

Sa i takon homologut Trump, ai tha se shpreson në mbështetjen e Donald Trump për Kosovën, pavarësisht se dihet që vëmendja nuk do të jetë e njëjtë me atë të mëparshmen.

“Është fat që çështja e Kosovës nuk ka qënë e lidhur vetëm me një kamp politik në Uashington por ka qënë një politikë zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një mbështetje e dy kampeve politike edhe republikan edhe demokrat sepse në kohën e presidentit Clinton ne kemi fituar lirinë dhe jemi çliruar dhe në kohën e presidentit Bush kemi fituar pavarësinë ndërsa në kohën e presidentit Obama jemi konsoliduar si shtet. Unë pres që edhe administrata e re e presidentit të ri Trump të mbështesë Kosovën. Këto ditë kam patur kënaqësinë që të vë kontaktet e para me njerëzit e ri që mund të jenë në Departamentin e Shtetit, gjithashtu edhe në Departamentin e Mbrojtjes por edhe në departamentet e sigurisë që do të merren drejtpërdrejt me çështjet e Evropës, gjithashtu të Kosovës dhe të Ballkanit perendimor. Nuk mund të them se do të ketë vëmendje sikurse ka qenë më herët dhe është mirë pasi Kosova nuk është ndonjë vend i krizës, por jam i bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata e re e presidentit Trump do ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj për themelimin e ushtrisë së Kosovës, për futjen në partneritetin për paqe, dhe prespektivë të sigurtë për Nato. Kosova ka qënë, është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm dhe falenderues i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë mbështetje. Kështu që shoh edhe tek njerëzit e administratës së re vullnet dhe gatishmëri, por edhe vendosmëri që kauza e Kosovës të lëvizë në binarët e drejtë, në vlerat euro-atlantike.”, u shpreh presidenti Thaçi.

Etiketa: donald trumpHashim Thacikosovavizite zyrtare
Pas

Zjarrëfikësja e Elbasanit, 3 Bashki me 5 makina. Nuk kanë radio dhe mjete për të ndërhyrë në raste aksidentesh

Para

Moderatoti shumë i dashur largohet nga ekrani dhe vendi, ‘’tërmet’’ në televizionin ku punonte

Para
Moderatoti shumë i dashur largohet nga ekrani dhe vendi, ‘’tërmet’’ në televizionin ku punonte

Moderatoti shumë i dashur largohet nga ekrani dhe vendi, ‘’tërmet’’ në televizionin ku punonte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.