Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka rikthyer në rrjetet sociale fotografinë e tij me Adem Jasharin e cila dyshohet se është e falsfikuar.
Pasi ka marrë pjesë në ceremoninë në kazermën Adem Jashari në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, Thaçi i është kthyer Facebook’ut, ku ka postuar foton që masivisht përflitet si një montazh.
Bëhet fjalë për një fotografi të vitit 1993 ku Hashim Thaçi shihet me komandantin legjendar Adem Jashari.
Dyshime në vërtetësinë e fotos kishte hedhur Ramiz Behluli nëpërmjet një shkrimi në Facebook, qysh më 2016, kur kishte thënë se fotoja është falsifikim.
Këtë e kishte shpjeguar në Facebook duke analizuar foton.
“1. Prerje jo profesionale e fotos
2. Bërryli i krahut ? (Le ta analizojnë ortopedët se është e mundur të lakohet krahu në këtë formë ovale) siç është në foton 1 )?!
3. Shikimi i A Jasharit ?!
4. Sfondi (mbrapa Vetëm ngjyrë e bardhë pa asnjë detajë të vogël)
5. Cili prej tyre ishte më i gjatë (Afërsia e njejtë nga është bërë foto)?!”, shkruan ai.
Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.