Pasi ndërpreu udhëtimin ku ishte nisur për të zhvilluar takimin e parashikuar të mbahej në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të lartë të SHBA-ve dhe liderët e Serbisë, Hashim Thaçi njoftoi se këtë të dielë do të mbante një deklaratë përmes të cilës do t’ju drejtohej qytetarëve të Kosovës.
Ndërkohë mësohet se deklarata e Thaçit e planifikuar të mbahej ditën e sotme është shtyrë.
Nga Zyra e Kreut të Shtetit të Kosovës njoftohet se konferenca i tij shtyhet për nesër në ora 20:00 ndërsa nuk ka një sqarim se për cilin motiv është bërë ky ndryshim axhende.
Kjo është deklarata e parë publike nga ana e Presidentit Hashim Thaçi prej se është publikuar aktakùza për kríme lùfte nga ana e tij, Kadri Veselit dhe 9 ish-përfaqësuesve të tjetrë të UÇK-së.