Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po zhvillon sot një vizitë njëditore në qytetin e Kukësit.
Në shenjë falenderimi për çfarë bënë banorët e këtij në vitin 1999 ku pritën qindra mijëra refugjatë, presidenti Thaçi do të ndajë çmimin “Urdhri i Lirisë” për qëtetarët e Kukësit.
Vetë Thaçi në dy pastime në rrjetet sociale ka shprehur falenderim dhe mirënjohje për qytetarët kuksianë.
POSTIMI I PARË
Rrugës për në Kukës, për një vizitë njëditore në shenjë falënderimi për zemërgjerësinë dhe bujarinë e treguar në periudhën më të vështirë për ne.
Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare.
Për qytetarët e Kukësit sot do të ndajë medaljen “Urdhri i Lirisë”. HTH
POSTIMI I DYTË:
Kukësi i vogël ishte gjithmonë i madh për kosovarët, i hapur, i dashur dhe thellësisht bujar e fisnik. Sot isha në Kukës për të shprehur falënderimin e madh për të gjithë kuksianët, të cilët i hapën dyert dhe zemrat për kosovarët e dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre.
Banorët e Kukësit dhe lumjanët janë pjesë e përbashkët e historisë së Kosovës.
Është gjithmonë kënaqësi të jem në mesin e kuksianëve, në qytetin më të skajshëm të veriut të Shqipërisë, në qytetin e parë kur Kosova hyn në Shqipëri. HTH
(b.h/Faxweb)
Discussion about this post