Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar përmesd një postimii në rrjetet sociale se basghkë me zëvendëskryeministrin Pacolli është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherin.
Thçi shprehet gjatë takimit u diskutua për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Për ne, fqinjët tanë dhe vetë Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku”, shkruan presidenti.
Ndërkohë, Thaçi e mbyll rteagimin e tij se pala kosovare është gati të fillojë dialogun me Servbinë në Bruksel.
Postimi i plotë:
Para Samitit të Berlinit, bashkë me zëvendëskryeministrin Pacolli, një takim bilateral kishim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherin.
Ne diskutuam për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Për ne, fqinjët tanë dhe vetë Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku.
Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kjo marrëveshje do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Evropës. E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel. HTH
(F.GJ/FAXWEB.AL)