Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se avionët rusë në Serbi, janë një kërcënim për ballkanin. Ketë deklaratë Thaçi e ka bërë në një intervistë për të përditshmen kroate “Jutarnji”.
Ai po fliste në fakt për shndërrimin e FSK-së në ushtri, që sipas tij nuk do të përbënte asnjë kërcënim për snjë shtet në rajon, përkundrazi, do t’i shërbente paqes.
Më tej, presidenti Thaçi është shprehur se Kosova është shtet sovran dhe si çdo shtet i pavarur ka të drejtë ta ketë ushtrinë e vet.
“Kërcënimi i vetëm janë forcat ushtarake ruse dhe aeroplanët rusë në Serbi”, ka shtuar ai.
Thaci ka deklaruar më tej se pret që Rusia të bëjë hapat drejt njohjes se Kosovës. Madje sipas tij, kjo do të ishte në interesin e vetë Serbisë. (D.D/Shuplaka)