Andi Vrapi braktisi emisionin “Thumb” për t’u zhvendosur këtë sezon të ri televiziv pranë “Pop Culture” së bashku me Dojna Memën dhe Kelvi Kadillin. Edhe përse ka pak vite në këtë profesion, gazetari ra në sy për shkak të pyetjeve thumbuese dhe plot guxim, ndaj personazheve të famshëm shqiptarë.
Mirëpo duket se këtij bashkëpunimi i ka ardhur fundi sepse Andi Vrapi nuk është më pjesë e këtij televizioni.
Lajmin e kanë bërë të ditur gazetarët e “Inlife” në studion e emisionit “Fun Day” me Fatma Methasanin. Megi Bilo dhe Armend Dumbo janë shprehur se Andi ka hasur probleme me drejtuesit e emisionit, Dojnën dhe Kelvin, e për këtë arsye është larguar.