Sot ishte radha e kandidatit të opozitës Miftar Dauti të jetë në rolin e të paditurit në polici. Burime për Fax News bëjnë me dije se Dauti është akuzuar për kanosje nga vajza e kandidatit socialist për kryebashkiak në Has, Halit Mulaj.
Entiola Mulaj, 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, ka depozituar kallzimin në polici ditën e sotme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 56 vjeç, banues në fshatin Golaj, pasi më datë 18.04.2023, ka kallëzuar shtetasja E. M., 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, se është kanosur nga shtetasi M. D.
Kallëzuesja është vajza e kandidatit socialist, Halit Mulaj, Entiola Mulaj.
Gjithashtu Miftarin e ka kallëzuar shtetasi I. A., me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së, Krumë, se në fshatin Helshan, gjatë procesit të tij të punës, për dërgimin e një transformatori të energjisë elektrike, në këtë fshat, është kundërshtuar për kryerjen e këtij procesi pune, nga shtetasit M. D., S. D. dhe F. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, thuhet në njoftimin e policisë.