Ish-minsitri i Transporteve Edmond Haxhinasto i ftuar në studion e Fax News, ka folur për ecurinë e procesit të integrimit dhe çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Kjo në kuadër të ditës së Evropës, 9 maj.
Haxhinasto ka komentuar deklaratat e paradites të bëra nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.
“Mendoj se edhe në këtë kohë të mbetur mund të bëhet një përpjekje serioze nga të gjitha palët për të afirmuar vullnetin për integrimin Evropian. E di që po merret nga një rezolutë nga të dyja palët e politikës për t’u kaluar në parlament.
Procesi i nitegrimit nuk është çështje mentaliteti, si e shohim ne politikën. Duhet të prevalojë axhenda evropiane në krahasim me axhendën e ditës. Ajo që ndodh në Shqipëri është që axhenda e ditës e mbyt axhendën evropiane. Cilësia e politikës dhe reformave në Shqipëri mund të ishte shumë më e lartë, shumë më dinamike nëse politika e integrimit do të prevalonte mbi politikën e ditës.
Duhet të një pakt kombëtar për integrimin. Këtë gjë e kanë bërë shumë vende si psh., Kroacia dhe vende të tjera. Shqipëria është një vend me vokacion shpirtëror dhe historik të qartë Evropian, por ajo që ka prishur gjithmonë punë është politika.
Nuk besoj se përfaqësuesit evropianë janë aq naivë saqë nga sharjet apo përbaltjet të marrin vendime. Mendoj se ka shumë vend për të bërë në kuptimin e një konsensusi të gjerë. Afrimi me BE do të forcojë ndikimin që BE ka në të gjitha këto gjëra që thamë.” – tha Haxhinasto.
(E.L./Faxweb)