Duke folur për zgjedhjet e Maqedonisë në emisionin “Opinion” , gazetari dhe analisti nga Kosova, Baton Haxhiu, është shprehur se nëse nuk përmbushen kërkesat e palës shqiptare atje, atëherë është më mirë që ky shtet të mos ekzistojë më.
“Nëse 40 mijë shqiptarë kanë përcaktuar një parti maqedonase që të fitoj zgjedhjet, ose të pretendoj të fitoj zgjedhjet duhet të ndryshoj ritmin politik, nëse si arrin këto ky shtet nuk vlen të ekzistojë më”,tha Haxhiu.
Në zgjedhjet e djeshme në Maqedoni, shqiptarët humbën disa mandate deputetësh, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, ndërsa spikati suksesi i LSDM-së në zonat e banuara nga shqiptarët.