Gjykata e Shkallës së Parë në Tropojë ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Apelit e cila kishte pezulluar punimet për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës nga kompania ‘Gener 2’ duke lejuar kështu shkatërrimin e luginës së Valbonës.
Por avokati Altin Goxhaj në lidhje telefonike në studion e ‘Fax News’ ka komentuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Tropojë të paligjshëm. Sipas tij një vendim i tillë është nul.
“Në Tropojë nuk ka asnjë Gjykatë Administrative e Shkallës së Parë për të pezulluar punimet, është pa sens fare. Në Bajram Curri nuk ekziston asnjë Gjykatë Administrative. I ka hequr të drejtën e palëve për të marrë të drejtën në proces”, ka thënë Goxhaj.
Ai ka thënë se duhet të kallëzohen të gjithë personat që janë të përfshirë pasi ajo që po ndodh në Valbonë është një shkelje e rëndë.
(J.D/Faxweb)