Ditën e sotme, “Vëllai i Madh” njoftoi Eglën, Ilnisën dhe Julin që do të zhvillonin një shfaqje teatrale brenda ambientëve të shtëpisë, ku secili prej tyre duhej të zgjidhte banorë të tjerë për të ndarë rolet.
Për tragjedinë ‘Romeo dhe Zhuliet’ u zgjodh Romeo, por në rolin e Zhulietës u ngritën dyshime mes Heidit dhe Artës.
Në shtëpi u krijuan momente tensioni nga Romeo i cili donte që krah tij të ishte Heidi. Më pas çifti doli në oborr bashkë me Lisin, ku Heidi nisi të përlotej.
Heidi: Nuk po qaj.
Romeo: Të kam zemër moj.
Heidi: Është thjesht nerv.