Vajza në foto është 26-vjeçarja Adjola Lakra e cila është vënë ditën e sotme ne pranga pasi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës, disa javë më parë në zonën e komunës së Parisit në kryeqytet.
Fax News mëson se 26-vjeçarja ka marrë në telefon Billën për ta takuar e ku dyshohet se ky i fundit ka qenë nisur drejt vendit të caktuar nga telefonata për t’u takuar.
Ndërkohë që është zbardhur edhe dëshmia 26-vjeçares Adjola Lakrës. Fax News mëson se para grupit hetimor 26-vjecarja ka thënë se prej 1 viti kishte lidhje me Billën, ndërsa kishte njohje edhe me familjen Marku.
“Me Sebastiano Malin kam miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.
Sipas hetimeve Lakra dyshohet se ka njoftuar Sebastian Malin per lëvizjet e Billës, ndërsa Mali më pas ka njoftuar Viktor Markun i cili kreu atentatin më pas. “Pritën për Hekuran Billën e kam bërë për para”- ka thënë Lakra para grupit hetimor.
Dyshohet se Lakra është përdorur si karrem për të nxjerrë në pritë Billën, që u ekzekutua në mënyrë mafioze e që deri më tani për ngjarjen janë shoqëruar 3 persona. Ajo që e ka zbuluar rolin e saj është vëzhgimi që ka bërë policia ndaj Lakrës ku ka siguruar edhe prova se është e përfshirë në ngjarje, por jo qartësisht për rolin që kishte.
Burime bëjnë me dije se Pòlicia ka ndaluar shtetasen Adjola Lakra, e cila dyshohet se ka ndihmuar shtetasit Viktor Marku dhe Sebastian Mali, në ditën kur ndodhi atentati.
Sipas bluve kjo shtetase dyshohet se “është bashkëpunëtore në vrásjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrárë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M)”. (M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post