Ditën e sotme është prezantuar studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës- Prishtinë. E pranishme ka qenë dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se kjo hekurudhë e kthen kombin shqiptar në pol magnetizimi për ekonominë.
“Është hekurudha kuqezi. E kthen kombin shqiptar në pol magnetizimi për ekonominë. Korridoret e infrastrukturës dhe energjitikës nuk janë rajonale, por evropiane. Kjo hekurudhë do të lidhet me Korridorin VIII, por edhe me Korridorin XX. Unë i kam parë të tre variantet, mund të kishte zgjidhje më të lehta. Shkodra është kryeqendra e veriut, Shkodra është një nga pjesët më të rëndësishëme e Shqipërisë, Shkodra e meriton të jetë nyja lidhëse”, u shpreh Balluku