Dy helikopterë të Forcave Ajrore ruse kanë fluturuar për disa minuta mbi një autostradë duke rrezikuar automjetet që ishin duke kaluar në a atë moment pasi lartësia ishte shumë e ulët.
Dëshmitarët okularë i kanë filmuar pamjet dhe i kanë publikuar më pas në rrjete sociale.
Pamjet tregojnë dy helikopterë që fluturojnë për disa minuta mbi autostradën që lidh Rusinë dhe Azerbajxhanin.
Një prej tyre shihet duke fluturuar me shpejtësi ndërkohë që një makinë kalon fare pranë duke devijuar
Ende nuk dihet pse helikopterët fluturuan në një lartësi kaq të ulët. (M.D/Shuplaka)