Forcat Ajrore përmes ekuipazhit të helikopterit Cougar, ka evakuuar 15 persona të bllokuar në fshatrat Theth e Shalë, në Dukagjin të Shkodrës, mes të cilëve ishin dy të sëmurë dhe 8 mësues.
Ndërhyrja ka ardhur pas raportimit të situatës nga televizioni Fax News, ku më pas ka qenë Prefekti i Shkodrës që ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri.
Të evakuuarit po dërgohen në Shkodër, ndër Ministria e Brojtjes bën me dije se me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.
Pas dërgimit të helikopterit, Prefekti i Shkodrës dhe një deklaratë për mediet, të cilën mund ta ndiqni më poshtë.
Ndërkohë banorët e evakuuar bëjnë apel që të ndërhyhet nga shteti, sepse zona është totalisht e bllokuar.
(B.B/ Faxweb.al)