23:01 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Helikopteri gjithë paraditen në qiellin e Tiranës, policia shpjegon arsyen

14:17 | 10/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Helikopteri gjithë paraditen në qiellin e Tiranës, policia shpjegon arsyen

Ka një arsye përse një helikopter është parë duke fluturuar gjatë gjithë kohës këtë paradite të shtune në qiellin e kryeqytetit. Mjeti fluturues që tërhoqi vëmendjen eqytetarëve është ngarkuar për monitorim në kuadër të aksionit kundër kultivimit të drogës, siç shpjegon policia.

Deklarata e policisë:

Policia e Tiranës, plan operacional për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Monitorim nga ajri dhe toka.

Sot në qarkun e Tiranës, ka nisur monitorimi nga ajri me anë të helikopterit, për kontrollin e territorit.

Krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka.

Gjatë ditës së sotme u monitorua dhe u kontrollua zona e fshatrave:

Në Njësinë Administrative Dajt, në pjesën pyjore të fshatit Priskë e Madhe, në kufi me fshatin Gurrë, Parku kombëtar i malit të Dajtit deri tek vilat qeveritare, Fshati Qafë-Mollë deri tek rezervat e shtetit, fshati Shkall, fshati Murth, fshati Dershen dhe fshati Selb.

Në Njësinë Administrative Zall-Bastar, fshati Bullcesh, deri në afërsi të liqenit të Bovillës, vendi i quajtur Kodër Lucë, fshati Zgurë deri tek lumi në kufi me territorin e Krujës, fshati Gjepal dhe Mal Gjepal, fshati Vilëz dhe Mal Vilëz, fshati Mner dhe Mner i Sipërm, fshati Bastar Murizë, fshati Bastar i Mesëm, fshati Selitë e Malit, fshati Muricaj.

Në Njësinë Administrative Shën Gjergj, fshatit Fag deri në kufi me fshatin Kllojkë, fshati Parpunjë e gjithë zona e pyllëzuar sipër këtij fshati deri tek vendi i quajtur Stani i Roshevës, fshati Vokumone deri në kufi me Elbasanin, fshati Kollogjesh tek liqenet deri në kufi me zonën e Librazhdit, fshati Bizë dhe vendi i quajtur Liqenet e Bizës deri në kufi me zonën eLibrazhdit, vendi i quajtur Stani i Dukëve në zonën e fshatit Bizë, fshati Srep, e gjithë zona e pyllëzuar në dy anet e lumit i cili shkon në fshatin Urë, fshati Burimas dhe fshati Shën Gjergj deri tek mali me gropa, fshati Dom dhe fshati Derje si dhe fshati Facesh.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave nuk u evidentua asnjë parcelë ekultivuar me bimë narkotike.

Operacioni i monitorim – kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjene kultivimit të bimëve narkotike do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, nga ajri dhe toka.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: helikopterKanabispolicia e tiranes
Pas

Patozi i përvishet Bashës: Unë kam firmosur 12 vjet borderonë e deputetit, ndërsa ti ekzekutimin e mbi 2 miliardë eurove

Para

SKANDAL, shqiptari i shpallur në kërkim arrin t’i shpëtojë policisë në portin e Durrësit

Para
SKANDAL, shqiptari i shpallur në kërkim arrin t’i shpëtojë policisë në portin e Durrësit

SKANDAL, shqiptari i shpallur në kërkim arrin t'i shpëtojë policisë në portin e Durrësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.