05:14 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Helikopteri i Ushtrisë më erdhi te shtëpia për presion”/ Ish-drejtuesi i Ministrisë nxjerr ‘bllof’ Topin: Ishte Zajmina, por…

14:47 | 22/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Helikopteri i Ushtrisë më erdhi te shtëpia për presion”/ Ish-drejtuesi i Ministrisë nxjerr ‘bllof’ Topin: Ishte Zajmina, por…

Libri i ish-presidentit Bamir Topi, Nocturn ka hapur debat në skenën politike shqiptare. Rrëfimet e tij për marrëdhënien me Sali Berishën, Lulzim Bashën, dhe të tjerë “aktorë” politikë në vend, kanë bërë tashmë xhiron e mediave.

E fundit është edhe pasazhi i librit të Topit, që thotë se Sekretari i asaj kohe në Ministrinë e Mbrojtjes, Edvin Kulluri, pa urdhër dërgoi tek shtëpia e Topit, një helikopter të Gardës.

“Sidoqoftë, të urdhëruar dhe nën presion, Sokol Çuni dhe piloti i ri, Donald Hoxha, i cili do të gjente vdekjen dy vjet më vonë në një aksident ajror mbi liqenin e Shkodrës, u ngritën në fluturim vetëm me një urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, si një fluturim rutinë, në një ditë të diel, pa urdhrin me shkrim të komandantit epror Dhori Spirollari, i cili ndonëse nuk kishte kurajën ta ndalonte këtë aventurë, mbrojti veten duke mos lënë gjurmë me firmën e tij, për një fluturim ku gjërat do të komplikoheshin gjatë rrugës”, shkruhet ndër të tjera në libër.

Por, përgjigjia ka ardhur edhe nga vetë Edvin Kulluri, i cili thotë se helikopteri është ulur pas një kërkese të këngëtares Zajmina Vasjari, e cila donte të xhironte një klip. Kulluri shton se do të ishte mirë që një ish-president të mbante vendin që i takon, pa u kthyer në një vegël të kryeministrit të radhës.

Reagimi i Kullurit:

Te dashur miq! Pas makines se propagandes se Rilindjes, edhe ish- presidenti Top ne librin e tij Nocturn, paska perseritur pretendimin alucinant se ne cilesine e sekretarit te Pergjithshem, ne vitin 2012 paskam urdheruar ngritjen e helikoptereve te Forcave te Armatosura!

Kete here jo per xhirimin e nje klipi te kengetares Zajmina Vasjari, por me qellimin per tu ulur ne oborrin e shtepise se tij ne forme presioni ndaj tij dhe familjes se tij!

I nderuar ish- president, si ish- komandant i FA duhet te kishit kuptuar se kerkesa e kengetares ne fjale i eshte percjelle per shqyrtim komandantit te Forces Ajrore ne baze te kompetencave te tij!

Ajo eshte nje kerkese e percjelle drejte KFA dhe nuk eshte”Urdher”, pasi jo vetem qe ekzististon asnje “urdher”, por sekretari i Pergjithshem i MM nuk urdheron dot njesite e FA per ceshtje ushtarake, por i kerkon plotesimin e detyrave ne fushen civile si buxhet, prokurime dhe detyra qe ia ngarkon legjislacioni shqiptar! Si politikan apo ish politikan te keshilloj te mos genjesh per tu bere “hero” me pahir pasi kjo sjellje nuk te con askund!

Mundohu te ruash dinjitetin qe i takon nje ish-presidenti.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Aksident me vdekje, mjeti përplas këmbësorin 48-vjeçar

Para

Gazment Bardhi porosi demokratëve: Mos u merrni me diversantin Bochard, beteja jonë është me Ramën

Para
Gazment Bardhi porosi demokratëve: Mos u merrni me diversantin Bochard, beteja jonë është me Ramën

Gazment Bardhi porosi demokratëve: Mos u merrni me diversantin Bochard, beteja jonë është me Ramën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.