Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se pavarësisht ndërhyrjes me helikopter ka qenë e pamundur të vihet nën kontroll vatra e zjarrit në Majën e Zezë.
Nga ana tjetër, Komisioni njoftoi se është vënë nën kontroll zjarri në Majën e Rrunës nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel.
Njoftimi:
Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes
Situata zjarreve sot në Qarkun Kukës
Në bashkinë Kukës;
-Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive dhe Laku i pyllit) është e izoluar dhe mbajtur gjatë gjithë ditës nën kontroll nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel.
-Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrës vendi i quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive.
-Nga mesdita është ndërhyrë dhe me Helikopter në vatrën e zjarrit Maja e Zezë, por pa bërë të mundur izolimin e saj.
– Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë.
(E.H/Faxweb.al)