Një ngjarje e rëndë e krimit brenda familjes është shënuar ditën e sotme në Durrës. Kështu 19 vjeçarja Elda Tanushi ka tentuar që të helmojë vjehrrën e saj, 42 vjeçaren me inicialet A.S.
Kjo e fundit ka bërë kallzimin në polici ndërkohë që e reja është shoqëruar në ambjentet e policisë.
Sipas 42 vjeçares nusja i ka hedhur një sasi helmi që përdoret për insektet në gotën e mbushur me kos.
Deri më tani nuk dihet nëse e reja e ka pranuar akuzën e bërë ndaj saj nga ana e vjehrrës.
Deklarata e policise :
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:
Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak. Më datë 01.07.2017, ka bërë kallzim shtetësia A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil).
Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 78, 22 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post