Ish-deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi është shprehur për Fax News se të gjithë strukturat vendore dhe qendrore janë koordinuar shumë mirë për të fshehur të gjithë ngjarjen dhe për të nxjerrë një shkak banal siç është hedhja e një gazi me piper nga një nxënës i shkollës.
Sipas ish-deputetit, kjo ngjarje e përsëritur brenda 1 jave por kësaj radhe me më shumë të prekur nuk u zbardh as herën e shkuar, ndërsa të gjithë zyrtarët u angazhuan për të krijuar një ‘terr informativ’ rreth këtij krimi ndaj nxënësve të shkollës së mesme ‘Janaq Kilica’
“Kam reaguar dhe 1 javë më parë kur ndodhi e njëjta ngjarje, në të njëjtën shkollë me të njëjta simptoma për kësaj here me më shumë të prekur.
Ka një terr informativ dhe në ngjarjen e para disa ditëve. Ka një koordinim shumë të mirë, të bashkisë, policisë, drejtorisë së spitalit për të mos dhënë asnjë detaj, deklaratë apo informacion. Para një jave nuk pati asnjë deklaratë nga policia, ndërsa tani thotë se paska një nxënës që ka hedhur spraj piperi.
Është papërgjegjshmëri totale dhe ekziston vetëm një koordinim i mirë për të mos nxjerrë përgjegjësit dhe mos marrë masat e duhura, duke nisur nga kryebashkiaku, kryeministri, deputetët e qarkut etj.”, u shpreh Luan Baçi për Fax News.
Discussion about this post