Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu ka reaguar në lidhje me helmimin e më shumë se 100 personave në Bulqizë.
Ai është shprehur për Fax News se nga analizat e para të kryera helmimi i këtyre personave nuk ka ardhur nga uji, pasi nga analizat e derimëtanishme ka rezultuar i pastër. Sipas Shehut kampione uji janë dërguar dhe në Tiranë për analiza të tjera më të specializuara.
“Në testin e parë uji është i pastër. Presim përgjigjet e analizave të dyta pas 4 ditësh” është shprehur perfekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu.
Këto përgjigje dalin në një hark kohor nga 48 deri në 72 orë.
Deri më tani ka shkuar në 100 numri i personave të helmuar në Bulqizë, ndërsa të tjerë qytetarë janë paraqitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në spital. Mes personave që janë paraqitur mëngjesin e sotëm në urgjencë janë edhe dy fëmijë dhe katër të rritur.
Ka raste që është paraqitur e gjithë familja në spital me simptomat e helmimit, me të vjella dhe dhembje barku. Ndërsa mjeku Shahin Kaja, veç ujit të pijshëm thotë se mund të jetë edhe konsumimi i bukës prodhuar në mënyrë të papërshtatshme në furrat e bukës apo keqberës të tjerë, si shkaqe të mundshme për këtë helmim masiv.(Lexo ketu).