Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka thënë sot se helmimi i 140 pjesëmarrësve në mitingun e PD-së e po ashtu kryeopozitarit Basha është rast i paprecedentë dhe misterioz.
Lala në rubrikën e “Opinion” u shpreh se mund të jemi përpara një akti terrorist të paprecedent nëse analizat në vendngjarje do të tregojnë përdorim lënde kimike.
Klodiana Lala po ashtu se njerëzit që po hetojnë rastin e shohin këtë ngjarje të lidhur edhe me kërcënimet me jetë që i janë bërë Lulzim Bashës disa muaj më parë.
“Për helmimin është shumë shpejt për të dalë në konkluzione por mund të jemi përpara një akti terrorist pasi të prekurit janë të shumtë.
Por nëse zbulohet se është përdorur lënda kimike mund të jemi përpara një ngjarje shumë të rëndë. Pista e problemeve nga reflektorët apo tollumbacet me helium nuk janë të forta. Personat me probleme janë ata që kanë qenë pranë liderit të PD-së Lulzim Basha. Policia dhe prokuroria nuk e shesh këtë të shkëputur nga kërcënimi që i është bërë më herët zotit Basha. Momentalisht të gjithë ekspetët janë mbledhur për të analizuar faktet. Duan të kuptojnë se çfarë është ky mister”, tha Lala.
(M.D/Shuplaka)