05:47 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Helmimi në mitingun e opozitës, mjekësia ligjore zbulon shkakun

22:22 | 11/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Helmimi në mitingun e opozitës, mjekësia ligjore zbulon shkakun

Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka zbuluar shkakun e helmimit masiv që ndodhi gjatë mitingut të hapjes së  fushatës elektorale të Partisë Demokratike, ku 76 qytetarë mbështetës të opozitës  patën problem shëndetësore në pjesë të ndryshme të trupit.

Mjekësia Ligjore ka dorëzuar në prokurori aktin e ekspertimit në lidhje me problemet shëndetësore të 76 protestuesve përfshi edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha që mori ndihmë mjekësore 7 orë pas mitingut hapës të fushatës elektorale, konfirmojnë burime për Gazetën “Panorama”. 

“Probabiliteti më i lartë për problemet shëndetësore të konstatuara tek 50 mostrat e marra në analizë është që ato të jenë shkaktuar si pasojë e rrezatimit të prozhektorëve si pasojë e qëndrimit nën këtë efekt për 2-3 orë”, thuhet ndër të tjera në aktin e ekspertimit të Mjekësisë Ligjore.

Mjekësia ligjore e ka bazuar ekspertimin në analizimin e të dhënave nga mostrat e marra tek 50 shtetas nga totali prej 76 personash që u patraqitën me shqetësime në spital (QSUT). 

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës, mësohet se e ka administruar në dosje këtë dokument, ndërsa është në pritje të mbërritjes së analizave nga Gjermania ku është kërkuar me letërporosi, një ekzaminim më i thelluar për shkakun e shqetësimeve shëndetësore që shfaqen protestuesit e opozitës.

Më herët policia aludoi që efekte të shkaktuara nga prozhektorët, madje disa prej tyre u sekuestruan por përfaqësuesit e kompanisë paraqitën dokumente për cilësinë e pajisjeve dhe për përdorimin e ndriçuesve në aktivitete të tjera si mitingje partish apo koncerte ku nuk ishte raportuar asnjë problem shëndetësor tek pjesëmarrësit. (S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: helmimi ne mitingmitinguPD
Pas

Dhunoi gazetarin investigativ, flet administratorja e firmës private: Ky është puç!

Para

Disa persona i dëmtojnë rrjetin, kompania private: Veprime vandale, reagimet e institucioneve shtetërore pa efekt

Para
Disa persona i dëmtojnë rrjetin, kompania private: Veprime vandale, reagimet e institucioneve shtetërore pa efekt

Disa persona i dëmtojnë rrjetin, kompania private: Veprime vandale, reagimet e institucioneve shtetërore pa efekt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.