07:45 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Helmimi në mitingun e PD, dëshmia e militantit: Kur mori fjalën Basha u hodh pluhur nga ana e Kryeministrisë

16:05 | 29/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Helmimi në mitingun e PD, dëshmia e militantit: Kur mori fjalën Basha u hodh pluhur nga ana e Kryeministrisë

Një militant i PD ka treguar sot se  sipas tij është hedhur pluhur në distancë 4 metra larg podiumit nga ana e Kryeministrisë në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shteti”.

Ai është një prej pacientëve të paraqitur në pavijonin e Okulistikës në QSUT.

Në intervistën dhënë për “Panorama”, 35-vjeçari nga Tirana, me inicialet B.K., ka treguar  se pluhuri ka nisur të hidhet gjatë kohës që në podium ishte ngjitur për të mbajtur fjalën kryetari i opozitës Basha. Por duke menduar se tymnaja e krijuar ishte për efekt fushate ai nuk i ka dhënë rëndësi.

Keni qenë pjesë e mitingut të Partisë Demokratike dje. Sa larg podiumit ishit?

Kam qenë dy metra larg podiumit.

Kur nisën shqetësimet e para?

Pak orë pas mitingut, rreth orës 10 të darkës. Kam pasur dhimbje të mëdha tek sytë, irritim të qepallave dhe dhimbje koke.

Në urgjencë, kur u paraqitët?

Nuk e kuptova menjëherë. Mendova se ishte diçka kalimtare dhe nuk i dhashë tepër rëndësi. Por gjatë ditës së sotme, kur pashë ata që po ndodhte, kuptova se nuk ishte rastësore. Erdha që të vizitohem. Na dhanë mjekimin dhe u ktheva në shtëpi. Prej merakut jam rikthyer sërish.

Çfarë thanë mjekët kur ju vizituan? Nga se mund të jetë shkaktuar?

Nuk e kanë përcaktuar nga se është shkaktuar. Dëmtimi që kam pësuar është i dukshëm, por janë të paqarta shkaqet.

Ju keni dyshime?

Mbaj mend diçka, por nuk i kam dhënë rëndësi. Është hedhur pluhur në distancë 4 metra larg podiumit nga ana e Kryeministrisë në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mendova se ishte për efekt fushate, pra diçka festive, ndaj nuk i dhashë rëndësi. Më pas e bëra lidhjen.

Kur ndodhi kjo?

Në momentin që mori fjalën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Personat e tjera me të cilët ishit të shoqëruar, a kanë pasur shqetësime të ngjashme?

Në dijeninë time janë dy-tre persona që janë hasur me simptoma të ngjashme.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: fushatePD
Pas

Meta për Kadelin në ceremoninë e lamtumirës: Ishte njeri i rrallë, do u mungojë edhe kundërshtarëve

Para

Demiraj me Çakon në Lezhë dhe Shkodër: Tolerancë zero për efektivët që përfshihen në fushata elektorale

Para
Demiraj me Çakon në Lezhë dhe Shkodër: Tolerancë zero për efektivët që përfshihen në fushata elektorale

Demiraj me Çakon në Lezhë dhe Shkodër: Tolerancë zero për efektivët që përfshihen në fushata elektorale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.