Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka cilësuar si ngjarje tepër të rëndë helmimin e simpatizantëve të PD-së në mitingun e së shtunës, ku 140 persona përfunduan në spital për të marrë ndihmën e parë.
Nishani u shpreh në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se është në kontakt me autoritetet për zbulimin e të vërtetës dhe është i shqetësuar nga ajo që ndodhi pasi ishte një ngjarje e rëndë.
“Jam në kontakt me autoritetet dhe pres me interes përfundimin e hetimeve. Ngjarja ishte tepër e rëndë”, tha Nishani.
Më tej në këtë intervistë presidenti vlerësoi paktin Rama-Meta dhe u shpreh edhe për të ardhmen e tij pas mandatit të Presidentit.
“Do të kem kohë mjaftueshëm pas 24 korrikut për të bërë analistin, opinionistin, aktivistin”, tha Nishani duke treguar se ende nuk kishte vendosur asgjë. (J.V/Shuplaka)