‘’Probleme me shikimin, ndihmë e parë në spital dhe dhimbje të forta koke’’, këto kanë qenë vetëm disa nga simptomat që iu janë shfaqur pjesëmarrësve në Mitingun e djeshëm të Partisë Demokratike.
Duke folur për ‘’Shuplakën’’ njëri nga pjesëmarrësit në protestë është shprehur se ka vënë re shfaqje të çuditshme në trupin e tij 10 minuta para se të mbaronte manifestimi.
Drilon Cani protestues i ardhur nga qyteti i Durrësit është shprehur se madje kur ka shkuar në shtëpi ka pasur edhe të qeshura të pakontrolluara.
Cani është një nga koordinatorët e partisë Demnokratike në Durrës dhe pjesëmarrës në pothuajse të gjitha protestat e këtyre muajve të fundit në Tiranë.
‘’ U helmova! Se di me çfarë, Dmth diku tek 10 minuta apo më pak se të mbaronte mitingu më filluan kriza koke, të forta. Thashe ndoshta jam pa ushqim, sepse dhe agjëroja dhe thashë është normale që dhimbjet e kokes do jenë.
Ndërkohe kur vij në Durrës, piva nje kafe, erdha në shpi me zor sepse mu merrnin mendtë, rënie imuniteti, isha fryrë në fytyrë, qeshje të pakontrolluara. Jam qetësuar nga ora 5 e mjesit nga diazepani!’’, shprehet protestuesi për ‘’Shuplakën’’.
I pyetur në lidhje me çfarë mund tia ketë shkaktuar këtë gjendje ai shprehet se nuk e përjashton mundësinë e ndonjë përbërësi droge.
Nga ana tjetër në Tiranë ka pasur më shumë se 100 raste të paraqitjes në spital me të njëjtat simptoma. Vetë kreu i demokratëve Basha ka shkuar në spital për të marrë ndihmën e parë.
Ende nuk ka një version zyrtar nga autoritetet të shkaqeve që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë. (E.K/SHUPLAKA)