Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupenzë të Dibrës, në shkollën 9-vjeçare të këtij fshati.
Rrjedhja e gazit nga kaldaja e shkollës ka asfiksuar 10 nxënës të mitur. Pritet mbërritja e ambulancës, ndërsa fëmijët ndodhen në gjendje të rëndë.
Raportohet se kaldaja e shkollës në Shupenzë funksiononte me pelet. Ende nuk dihen më shumë detaje rreth ngjarjes, ndërsa situata paraqitet vërtet e rëndë.
Problemi i ngrohjes së shkollave ka qenë një problem konstant në vendin tonë dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare.
Mjeku Shahin Kaja i kontaktuar nga ‘’Fax News” thotë se nxënësit janë transportuar drejt spitalit të Bulqizës, ku dhe do marrin mjekim më të specializuar.
“Nxënësit kanë pasur probleme me tensioni por tashmë janë jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh Kaja.
(E.K/Faxweb)