Është shtyrë sërish vendimi për Marjana Çmetën. Akoma nuk është caktuar prokuror për të, pas emërimin të Besnik Muçit si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Muçi ka kërkuar 35 vite burg në pretencë.
Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00. Kutjojmë se Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg në pretencë.
Vrasja e Lirie Lamit ka ndodhur në Kamëz në 30 prill 2018. 21-vjeçarja Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që ishte helmi fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.
Ajo akuzoi të afërmit e Oltjan Lamit dhe hoxhën si përgjegjës të situatës. Në asnjë moment nuk pranoi ta ketë helmuar vjehrrën por pranoi që ditën e ngjarjes ka pasur një përleshje fizike me të.
Pas përfundimit të deklaratës prokurori në një kërkesë bërë treshes gjykuese, kërkoi kundërshtimin e pjesshëm te deklaratës së dhënë nga e pandehura. Avokati mbrojtës u shpreh kundër kesaj kërkese, por ishte gjykata ajo që e la në fuqi.
Kujtojmë që krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.
(K.H/Faxweb.al)