Një e mitur ka ndërruar jetë, pasi konsumoi një akullorë në hotelin Costa del Sol. Mësohet se 9 –vjeçarja britanike ka gjetur vdekjen, pasi ishte alergjike ndaj qumështit dhe arrave.
Sipas mediave britanike, ajo u sëmur të premten e kaluar në një hotel në komunën e Mijas ku ajo ishte duke qëndruar gjatë pushimeve me familjen e saj.
Vogëlushja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, u dërgua për në spital pasi kishte një reaksion alergjik ndaj “qumështit dhe arrave” të akullores, sipas The Mirror.
Ajo vdiq të hënën pasdite në Spitalin Materno Infantil të Malaga. Fëmija thuhet se është dërguar së pari në spitalin Costa del Sol në një “gjendje kritike”. Më pas ajo u transferua në një spital në Malaga kur gjendja e saj u përkeqësua.
Familja e saj ka kërkuar ditën e martë që vogëlushes ti bëhet autopsia si dhe analiza të mëtejshme në Institutin e Toksikologjisë në Sevilje për të konfirmuar nëse vdekja e saj është e lidhur me reaksionin alergjik ndaj akullores.
Discussion about this post